Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Arsimit, Ymer Ymeri, tha për teve1.info se greva po vazhdon edhe pas ekzekutimit të pagave nga Ministria e Fiancave për mësimdhënës dhe shërbyes
Ymer Ymeri-Menaxher për Financa e Administratë-SBASHK
Ymeri tha se shtyrja e ekzekutimit të pagave për mësimdhënës dhe punonjës tjerë publik është bërë me qëllim të frikësimit të këtyre të fundit, por shtoi se greva do të vazhdoj meqë ajo nuk ka filluar për ekzekutimin e pagave por për rritjen e pagës në vlerë prej 100 euro.
Sipas Ymerit, deri më tani nuk ka asnjë lëvizje që greva mund të përfundoj, por shtoi se janë në pritje të përmbushjes së kërkesave nga ana e Qeverisë në mënyrë që edhe mësimdhënësit të reflektojnë.
“Jo greva nuk do të ndalet pasi ne nuk kemi hyrë në grevë për paga. Ne kemi hyrë në grevë për rritje të pagës andaj deri në plotësimin e kërkesave tona greva do të vazhdoj. Ka disa shkolla në Mitrovicë dhe Prishtinë që merren me fëmijë me nevoja të veçanta që e kanë filluar procesin e mësimit mirëpo i gjithë sektori i arsimit është në grevë”, tha Ymeri.
Sipas tij, deri në këto momente nuk kanë të caktuar as ndonjë takim apo paralajmërim nga ndonjë përfaqësues institucional që do të mund të ndryshonte gjendjen e grevës.