Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të ketë debat dhe më pas do të shkohet në votim për demarkacionin.
“Tani komisioni është në përgatitje të procedurave ligjore për tekstin e ri të Projektligjit. Kthehemi më pas në kuvend, do të ketë debat e diskutime, e më pas do të shkojmë me votim”, tha Haradinaj. Kreu i ekzekutivit tha se në çështjen e demarkacionit janë unikë.
“AAK është unike për çështjen e demarkacionit. Mund të ndodhë të shtyhet seanca nëse e kalkulojmë në aspektin kohor sepse disa deputetë shqiptarë janë në Podgoricë”, tha Haradinaj. Ndërsa sa i përket deputetëve të Listës Serbe Haradinaj tha se nuk ka qëndrim definitiv se si do të votojnë ata.