Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë nisur vizitën në Luginën e Preshevës.
Ndalesa e parë e Bisilimit është në komunën e Bujanocit, ku është pritur në takim nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.
Më pas do të ketë një takim me deputetin Shaip Kamberi dhe me krerët e komunës së Bujanocit.
Bislimi dhe Nagavci agjendën e tyre do të vazhdojnë edhe në komunën e Preshevës dhe do të vizitojnë një shkollë fillore në Tërnoc.