Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, kishte thënë në një prononcim se mësim nuk mbahet as në komunat e Vetëvendosjes, pas kësaj deklarate ka reaguar ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, duke thënë se Gjilani nuk është komunë e VV-së, mos na ndaj kështu, ju lutem se Gjilani ka mbetur pa kryetar.
Shkrimi i plotë:
Një reagim ndaj Rrahman Jasharajt: Gjilani nuk është komunë e VV-së, mos na ndaj kështu, ju lutem se Gjilani ka mbetur pa kryetar. Herë ai shkon në Podujevë e Kamenicë e herë ata ia kthejnë vizitën përfaqësuesit të tyre të VV-së, por jo Gjilanit e Gjilanasve.
A e keni parë zëvendëskryeministrin Bislimi, vjen me zv/ministrin Hysen Durmishi te zëvendësi i Shejtim Bulliqit në Gjilan, për një autostradë të Gjlanit, që s’e kanë asnjë kontribut pos atij të ndaljes së punimeve.