Me nderimet më të larta shtetërore kujtuam 20 vjetorin e sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve të Likoshanit dhe Çirezit, të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Bashkohemi me dhembjen dhe krenarinë e familjarëve të tyre si dje, si sot, si nesër.
Në tërë këtë dhembje, na ngushëllon fakti që sot fëmijët e tyre, djemtë dhe vajzat e familjeve të tyre, rriten në Republikën e Kosovës së lirë dhe demokratike. HTH