Ashtu siç jemi zotuar për përkrahje të veçantë të projekteve, programeve e aktiviteteve rinore, sot, me Beetroot Academy Kosovo nënshkruam memorandum bashkëpunimi i cili ka për qëllim trajnimin e të rinjve të komunës së Gjilanit në fushën e IT-së, fushë kjo me interes të përbashkët që krijon mundësi pune dhe rritje të njohurive.
Përmes këtij bashkëpunimi, akademia Beetroot do të trajnojë 70 të rinj te rajonit të Gjilanit pa pagesë përmes trajnimeve profesionale në fushën e teknologjisë, të cilat do t’i ndihmojnë të rinjtë tanë të krijojnë e zhvillojnë karrierën e tyre.