Ka filluar procesi mësimor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” në Busavatë, sikur edhe në shkollat e tjera.
Bashkë me drejtorin e DKA-së Afrim Dërvishi kemi shpërndarë librat për nxënësit.
Mësimi do të fillojë nga nesër edhe në institucionet e tjera, unë pajtohem se kërkesat e mësimdhënësve janë të arsyeshme por jo edhe mjeti që po përdoret për të arritur plotësimin e tyre.
Ju uroj mësuesve një punë të palodhshme, e fëmijëve një vit të mbarë shkollor.