Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj gjyshit të një nxënëseje që tentoi ta sulmojë kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Është ngritur aktakuza me kërkesë të caktimit të masës së paraburgimit për veprën penale “cenim i të drejtës në grevë”, ka thënë Ulaj.
Ndryshe, pas një debati ndërmjet mësimdhënëseve dhe kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasahraj në shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, gjyshi i një nxënëseje ka tentuar ta sulmoj Jasharajn.