Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se Policia e Kosovës, për herë të parë që nga paslufta, ka nisur me partrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.
Sveçla thotë se tani kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë.
“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë.
Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e radhës!”, shkruan Sveçla.