Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se nga sot Policia e Kosovës do të patrullojë nëpër liqenin e Ujmanit.
Sveçla në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tregoi se gjatë testimit, rreth dy javë më parë janë sulmuar nga kriminelët në anën tjetër të liqenit.
“Kemi pas para dikun 2 javësh, kur ne kemi bërë një testim me që rast jemi sulmuar me armë nga kriminelët nga ana tjetër e liqenit, prandaj kemi bërë përforcime të nevojshëm që t’i evitojmë raste të tilla”, tha Svecla.
Tutje, ai tha se Policia e Kosovës tanimë është më e përgatitur për patrullimin në këtë pikë kufitare.
“Policia tashmë është më e përgatitur më mirë. Kemi një numër modest barkash, mjaftueshëm për kontrollim për në fillim”, tha ai.