Mësuesi ynë i dashur e i respektuar, Shaban Shabani nga sot nuk do të jetë më me ditar në dorë.
Ai sot u pensionua pasi i kushtoi një jetë të tërë arsimimit dhe edukimit të shumë brezave.
Mësuesi Shaban ka nxjerrë shumë artistë që sot janë emër në botën e artit e të kulturës shqiptare.
Shaban Shabani ka shënuar shumë suksese në të gjitha trevat shqiptare. Ai mbajti gjallë kulturën tonë bash në rrethanat më të rënda nëpër të cilat kaluan shqiptarët.
Faleminderit mësuesi ynë dhe mirënjohës përjetë për krejt atë çka ke bërë për breza të tërë.
Jetë të gjatë e me shëndet tani si pensionist!
Nazim Gagica