Sot është mbajtur protesa e thirrurr nga banorët e lagjës se rrugeës se Prishtinës me saktësishtë tek tunelat për vajzën e cila humbi jetën nga ky aksident tragjik.
Në këtë aksident ka humbur jetën vajza e vogël Erëza Berisha vajza e vetme e kësaj familje, ajo humbi jetën nga një pakujdesi e një shoferi i cili e goditi Erëzen e cila pas 46 orëve ndrroji jetë nga plagët e marra, deri tek aksidenti erdhi nga mos përshtatja e shpejtësis në vendbanim ku dhe vozitsi i veturës zhvillonte një shpejtësi të madhe në Lagje.
Në protesë aty u panë edhe dy prindërit e Erëzës të cilët qëndruan bashkë me protesuesit, Babi i Erëzës u pa shumë i mërzitur kurse nëna e voglushës së vogël nuk mund ti përballonte humbjes së vajzës së saj ku në protestë nuk mund ti ndalet lotët.
Vendin ku ndodhi ngjarja është vendosur një pllakatë dhe një kurore me emrin e voglushës Erëza Berishës.
Në këtë protestë foli edhe Fidan Kadriu i cili doli edhe ai bashkë me banorët e lagjës për të protestuar për aksidentin e ndodhur më tutje ai tha :
Sot jemi këtu në vendin ku ka ndodhur aksidenti në këtë vend humbi jetën vajza e vetme e Hysen Berishës Erëza Berisha, sot jemi mbledhur e gjithë lagjja për të bërë thirrje organve Kompetente , Komunës, Organeve të Rendit që ky vend të bëhet me një alternativë e cila ndalon humbjet e jetrave të fëmijëve.
Ne kemi kërkesë përfundimtare që këtu të mirret një vendim nga Organet kompetente që të bëhet një zgjidhje ose të ndërtohet një mbikalim sepse ne nuk kemi fëmijë për të humbur, ky nuk është rasti i parë por është rasti i 10 apo i 20-të ky rastë është rast me fatalitet që humbi jetën Erëza.Ne bëjmë thirrje përfundimtare që të bëhet një zgjidhje dhe kjo është që ne mos të japin një ultimatum e te thuhet të bëhet brenda javës e të lëjm në duartë e Komunës, në rastë se nuk bëhet një zgjidhje këtu ne nuk bëjmë më kërkes zyrtare në Komunë apo në Polici ne do të veprojm në planin tonë në planin e lagjës.
Ne nuk dojmë të vimë deri tek ajo sepse ajo do të jetë ndryshe ne bëjm thirrje të bëhet një zgjidhje përfundimtare për këtë pjesë për këtë Lagje kjo është Kërkesa jonë.