Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni, në një konferencë për media, ka folur për problemet në sektorin e shëndetësisë.
Ai tha se Kosova po përballet me një pandemi të re, atë të paaftësisë së Ministrisë së Shëndetësisë.
Hyseni tha se janë diku 120 profesionistë shëndetësorë që e kanë lëshuar vendin.
“Pandemia e paaftësisë e Ministrisë së Shëndetësisë. Paaftësia qeverisëse po i lë qytetarët pa shërbime shëndetësore, profesionistët shëndetësore po i trajton me lëmoshë gjersa investimet kapitale në këtë fushë janë realizuar vetëm 5 për qind. Janë diku 120 profesionistë shëndetësorë që e kanë lëshuar vendin, në mesin e tyre i kemi edhe 40 specializantë ”, tha Hyseni.
Ndër të tjerash ai kërkoi dorëheqjen e ministrit Latifi.
“Mos të harrojmë që kohë më parë ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se në rast dështimi, ai do të largohet, unë mendoj se është e frikshme nëse dështimet na vijnë nga mospuna dhe paaftësia. Ne mendojmë që gjithë këto dështime janë fakte të mjaftueshme që një ministër duhet të dorëhiqet”, ka thënë ai.