Mund të mos e besoni, po moderatorja e njohur, Luana Vjollca, ka blerë shtëpi në Kosovë.
Shtëpia malore ku ajo është bërë banore gjendet në fshatin Makresh.
Përmes një postimi në Instagram, Luana është shprehur e entuziazmuar për shtëpinë e re në Kosovë.
“U bëra me shtëpi në Kosovën time. Zgjodha ta kem në një zonë malore, me ajër të pastër, për të shijuar borën e malet e bukura të Kosovës sa herë që kam nevojë të shkëputem nga smogu i qytetit!”, shkroi ajo.