Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se arsyeja pse nuk po fillon mësimi është tek kokëfortësia e Kryeministrit Kurti.
Ajo ka shtuar se Kurti po refuzon që të dialogojë me sindikatat për të zgjidhur çështjen e grevës, raporton teve1.info
“Se a duhet të fillojë mësimi është pyetje që nuk duhet shtruar. Pyetja është pse nuk po fillon mësimi. Përgjigjen e keni tek kokëfortësia e Kryeministrit dhe refuzimi i tij për dialog social”, ka shkruar ajo.