Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar homologen e saj nga Hungaria, Katalin Novak për mbështetjen e vazhdueshme.
Në një konferencë të përbashkët për media, ajo ka kërkuar nga Novak përkrahje për liberalizimin e vizave si dhe për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Shpresoj që të shtohen sa më shumë gra liderë. Hungaria na qëndroi në krah kur u përballem me pandeminë dhe u jemi mirënjohës. Kosova ka synim vizion dhe anëtarësimin në struktura euroatlantike. Shteti hungarez dha ndihmë edhe për 300 kosovarë. Ne sot po sfidohemi nga kriza energjetike dhe kemi nevojë të rrisim bashkëpunimin”, shtoi ndër tjerash ajo.
Po ashtu, Osmani u shpreh se këtë vit Kosova do të aplikojë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, teksa theksoi se pret përkrahje nga shteti hungarez.
“Ka ardhur Kosova që marrëdhëniet me BE të rriten dhe këtë vit Kosova do të aplikojë për statusin kandidat. Natysisht si në cdo hap tjetër të integrimit evropian presim mbështetjene vazhdueshme të Hungarisë që Kosova të jetë aty ku e ka vendin, brenda BE-së. Kanë kaluar 4 vjet që Kosova plotësoi kriteret për liberalizim dhe iu lus të jeni kampion në këtë përkrahje dhe Kosova ta ketë liberalizim gjatë këtij viti. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është në të mirë të gjithë qytetarëve tanë”, shtoi ajo.
Kurse, Novak tha se shteti i saj do ta mbështes Kosovën që sa më parë të hiqen vizat.
Ajo pas takimit me Osmanin shtoi se të dyja diskutuan për sfidat si gra politikane e si nëna, por edhe për sfidat që e preokupojnë rajonin.
Kurse, sa i përket dialogut ajo tha se ky proces duhet që të vazhdohet dhe se duhet të gjendet kompromis ndërmjet palëve.
Novak tha më tej se për stabilitetin dhe paqen në kontinent nevojitet dhe duhet paqe edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se KFOR-i kontribuon në këtë drejtim.
“Është takim mes presidentësh dhe të përbëshim pozitat tona si gra. Jemi këtu edhe si nëna, është e mundur të balancosh pushtetin me të qenit nënë. Sa i përket sfidave politike diskutuam dhe nuk dua të shmang problemin e luftës në Ukrainë. Lufta në Ukrainë ka pasur ndikim në Kosovë dhe Hungari. Do të bëjmë çdo gjë për të siguruar energjinë. Për paqen dhe sigurinë në kontinent na duhet edhe paqja. Mbështesim proceset euroatlantike. Ne duam të shfrytëzojmë këtë mundësi që ta përshpejtojmë liberalizimin e vizave dhe duam të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur”… Sa i përket dialogut Prishtinë – Beograd duhet të vazhdohet dhe palët negocuese duhet të gjejnë terrenin e përbashkët dhe ta ruajnë paqen e këtij rajoni. Roli i tyre është të gjeni kompromis. Integrimi i Ballkanit duhet të jetë zgjidhja afatgjate”, shtoi ajo./teve1.info/