Oftalmologu që ndërroi jetë sot, Dr. Visar Huruglica, e kishte operuar muaj më parë një polic të cilin nuk e ndihmoi shteti për trajtim jashtë vendit.
Polici dhe ish-veterani i UÇK-së Brahim Sedolli doli me një falënderim publik në rrjetet sociale në maj të këtij viti për një ekip të mjekëve në QKUK, pasi kishte kryer një intervenim në sy, shkruan Gazeta Shneta.
Sedolli falënderoi komplet ekipën, por në veçanti mjekun që kishte kryer operacionin. Bëhet fjalë për Dr. Visar Huruglica, oftalmolog, i cili ndërroi jetë sot në QKUK.
“Me datë:13/05/2022. në QKUK-Prishtinë në repartin e ” Syrit” kam pas një intervenim në syrin tim ku dua ti falimenderoj disa doktor të cilët nga kontrollat e para deri te operimin janë kujdes për shëndetin tim: Dr : Samir Bytyqi, Dr: Bardhyl Berisha, Dr: Alban Ejupi dhe Dr: Visar Huruglica i cili dhe ka kry eperimin. Flm shumë”, kishte shkruar Brahim Sedolli.
Ky i fundit duhej të kryente edhe një intervenim jashtë vendit, por kërkesën e tij e kishte refuzuar Fondi për Trajtim Jashtë vendit.
Huruglica ndërroi jetë sot në Qendrën Klinike Universitare pas një problemi të rënd akut shëndetësor. Vdekja e tij ka tronditur komunitetin mjekësor.
Shumë kolegë të tij kanë shprehur ngushëllime në rrjetet sociale, përfshirë menaxhmentin e SHSKUK-së dhe Klinikës së Oftalmologjisë. /Gazeta Shneta/