Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala ka thënë se Qeveria Kurti është qeveria më e dobët që ka pasur vendi ynë ndonjëherë.
Shala në emisionin ‘Pressing’ në T7 duke folur për punën e qeverisë në këto afro 2 vite qeverisje, Shala thotë se kjo qeveri është e dobëta që ka pasur Kosova ndonjëherë.
“Më vjen shumë keq ta them, më duket që është në 1 vit e gjysmë, gati 2 vite qeverisje, është qeveria më e dobët që e ka pasur vendi ndonjëherë, më e dobëta në terma absolute”, tha ai.