Ish-nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dr.Visar Huruglicës.
Ismajli ka thënë se Visarin, do të kujtoj përherë për shpirtin e tij të bardhë karshi dashurisë së jetës, veprës dhe atdhedashurisë për familjen, shoqërinë e qytetin.
Shkrimi i plotë:
Ndarja nga jeta e Visarit sjell gjithmonë me vete dhimbjen e humbjes për njeriun ndër më të mirët që kishte qyteti jonë. Visari, ka paraqitur shembullin më të mirë e më të kompletuar të një intelektuali brilant, të një doktori të vërtetë dhe të një punëtori të palodhur. Është kjo një humbje e madhe për familjen, qytetin dhe shkencën e mjekësisë, ku, veprat e tij të shumta, ai i ngriti në piedestalin kontributdhënës më të lartë në Republikën tonë.
Visarin, do të kujtoj përherë për shpirtin e tij të bardhë karshi dashurisë së jetës, veprës dhe atdhedashurisë për familjen, shoqërinë e qytetin.
Visar, të qoftë i lehtë dheu i qytetit tonë!