Covid-19 dëmton trurin dhe përmirësimi nis pas rreth 9 muajsh. Ky është rezultati i studimit të fundit të kryer mbi virusin që në tre vitet e fundit cënoi seriozisht jetën njerëzore. Konkluzioni i punës kërkimore të një ekipi të Mjekësisë nukleare dhe Neurologjisë të spitalit Santo Stefano në Prato është publikuar në revistën shkencore Europiean Journal of Nuclear medicine.
Që nga shfaqja e koronavirusit, dhjetëra studime janë kryer për ta njohur, kuptuar, parandaluar dhe kuruar, duke qenë se ishte i panjohur edhe për shkencën. Dhe studimet e fundit vetëtojnë se janë gjithnjë e më të shumta faktet se Covidi penetron sistemin nervor qendror, duke ndikuar në reduktim të funksioneve të trurit.
Vërehen simptomat si lodhje dhe debulesë e përgjithshme, shqetësime me memorien, me gjumin, ankthin, depresioni dhe paqartësi konstante mendore.
Dhe për herë të parë vërtetohet se përmirësimi tek pacientët nis 7-9 muaj pas përfundimit të infeksionit.