Filloi vjelja e mollëve në pemishtet e Kravaricës
“Filloi vjelja e mollëve në pemishtet e Kravaricës”, ka bërë me dije Bajram Isufi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Gjilanit, transmeton Portali 2LONLINE.com.
“Komuna e Gjilanit ka fermerë e pemëtarë të mrekullueshëm dhe se do të angazhohemi që tu japim përkrahje të vazhdueshëm në mënyrë që të zhvillohet bujqësia edhe më tutje në komunën tonë”, ka thënë isufi.