Deputeti nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli, ka thënë mbrëmë se krahasimi i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, me ish-ministrin Memli Krasniqi, është njëjtë si krahasimi i Barcelonës me klubin nga Kosova, Ramiz Sadiku.
Këtë Avdyli e tha mbrëmë në një paraqitje televizive në Klan Kosova, ku përmendi ‘keqpërdorimet’ me subvencione, sipas tij, që Krasniqi i ka bërë gjatë kohës sa ishte ministër i bujqësisë.
“Memli Krasniqi ka qenë ministër i dështuar, në kohën e tij është instaluar korrupsioni në bujqësi. Këta janë ata njerëz që kanë keqpërdorë me subvencione dhe shumë gjëra tjera. Të krahasohet Faton Peci me Memli Krasniqin është si ta krahasojmë Barcelonën me Ramiz Sadikun” – deklaroi deputeti Avdyli.
Më tej, ai tha se Lista Guxo i ka dhënë shumë shtetit të Kosovës, sic janë figura e presidentes Vjosa Omani, ministrja e jashtme Donika Gërvalla dhe ministri Faton Peci.
Këta, Avdyli i konsideroi si dhurata të Guxo për Kosovën.