Një qytetar ka publikuar në grupin “Merakli t’Kerreve” një letër që ia ka lënë personi që ia ka goditur veturën.
Në raste të tilla zakonisht qytetarët i lënë numrat e telefonit, që t’i kontaktojnë. Por në këtë rast personi që ka goditur veturën ka lënë një letër, me një shkrim epik.
“ Ta kom rrok pak kerrin. Jam ka bëj kishe po e shkruaj qet letër se njerëzit po kqyrin. Ishalla e nreq”, thuhet në letrën që ia ka lënë mbi veturë.