Sot është zhvilluar ndeshja mes SC Gjilanit dhe Llapit, e vlefshme për xhiron e tetë të Albi Superligës.
Një lojë me shumë pak raste të krijuar për golë nga të dy skuadrat, skuadra e SC Gjilanit edhe në këtë lojë tregoi shumë pak siç jemi mësuar të shohim nga fillimi i Superligës.
Në pjesën e dytë vetëm një skuadër shënoi golë, ku në minutën e 82 për Llapin, shënoi ish lojtari i Gjilanit, Kushtrim Shabani.
SC Gjilani u mundua në minutat e mbetura së paku të barazoi rezultatin po nuk arriti.
Skuadra gjilanase ka vetëm 14 pikë në tetë xhirot e fundit.