Për vetëm 9 muaj
✅ Rritëm pagat e 205 punëtorëve të mirëmbajtjes dhe sigurimit të Objekteve Komunale të Shëndetësisë, Arsimit dhe Administratës së Përgjithshme. Mbi 180.000€ janë kursimet prej bartjes së aktivitetit nga kompania tek ndërmarrja “Tregu” që i kemi destinuar për paga për punëtorë.
✅ Zgjidhëm problemin e kahmotshëm të punëtorëve me kontrata dhe periudha të shpeshta të angazhimit pa kompensim. Pagat e tyre tani do të jenë të rregullta.
✅ Kemi zgjeruar aktivitetin e ndërmarjes Komunale Tregu duke siguruar qëndrueshmërinë e saj dhe duke treguar kujdesin e munguar më parë për të.
✅ Pas matjes së objekteve komunale, diferenca e sipërfaqes për të cilën kemi gjetë kontratë për mirëmbajtje është 12.882 m² më pak.
✅ Kursyem dhjetëra mijëra euro nga buxheti i komunës nga ndalja e keqpërdorimit të cilat do t’i destinojmë për projekte zhvillimore për qytetarët.
✅ Siguruam organizim dhe monitorim më të mirë të punës për të ofruar shërbime cilësore për të gjithë.