Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ka konfirmuar raportimin në media se kishte planifikim për atentat ndaj kryeministri, Albin Kurti në vitin 2021.
Nga Qeveria thonë se Kurti ishte informuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi”, thuhet në komunikatë.
Qeveria ka thënë se ky rast nuk “është bërë publik për të mos përhapur panik”./teve1.info/