Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në komunën e Gjilanit, Mursel Zymberi, ishte pjesëmarrës i tryezës së mbajtur sot nga GIZ-i Gjerman, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punës, Financave dhe Transfereve, dhe Zyra Komunale për Kthim dhe Komunitete.
Temë diskutimi ishte ‘Riatdhesimi dhe Riintegrimi i Personave të Rikthyer’, shërbimet të cilat ofrohen nga akterët shtetëror, si dhe nga organizatat lokale dhe ndërkombëtare për personat e riatdhesuar në Kosovë.
QPS- ofron shërbime në asistencë sociale/ ekonomike, dhe shërbime të tjera për të miturit, njofton Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale – Gjilan.
Vlen të theksohet që në komunën e Gjilanit është funksional komisioni komunal për riintegrim, i përbërë prej 9 akterëve relevantë brenda komunës, në krye me z. Zymberi, të cilët ofrojnë shërbime për këtë kategori.
Punëtoria është dyditore, pra vazhdon edhe nesër.