Nesër në Kosovë pritet të kemi paksa më të freskët se sa sot. Priten vranësira dhe intervale kohore me diell, por kryesisht pa reshje atmosferike.
Do të fryjnë erëra mjaft të freskëta nga verilindja, ndërsa temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 15 deri në 19 gradë Celsius.
Nga e mërkura edhe më ftohtë, me ulje të mëtutjeshme të temperaturave. Po ashtu pritet të ketë shtim të vranësirave me riga lokale shiu, ndërsa në viset e marta malore priten fjolla dëbore.
Netëve dhe mëngjeseve të hershme pritet të ketë brymë në rajonet ku gjatë natës ka kthjellime. Në viset mesdhetare pritet mot më i këndshëm dhe kryesisht stabil.