Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në vazhdën e implementim të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore në periudhën njëjavore 13.09.2022 – 19.09.2022 ka realizuar aktivitete operative të cilat dalin nga ky plan.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është arritur që të arrestohen persona të cilët për vepra të ndryshme penale kanë qenë duke u kërkuar me urdhëresa aktive nga ana e Gjykatave kompetente.
Gjatë kësaj periudhe është arritur që të realizohen njëzet e shtatë (27) urdhëresa Gjyqësore, thuhet në njoftim.