Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me rritje graduale të temperaturave.
Mëngjesi pritet të jetë mjaft i ftohtë dhe vende-vende me ngrica të dobëta, brymë dhe mjegull.
Gjatë ditës kryesisht me diell, ndërsa erëra do të fillojnë të fryjnë nga jugu dhe jugperëndimi. Temperaturat pritet të luhaten nga o ajo minimale deri në 21 gradë Celsius ajo maksimale.
Edhe të dielën na pret mot kryesisht me diell dhe pak më i ngrohtë. Pasdite do të ketë shtim të vranësirave në disa vise në Dukagjin dhe veri të Kosovës.