Gazetari Ridvan Berisha ka njoftuar se Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës me Radio Televizionin e Kosovës.
Një vendim i tillë Berisha thotë se ka ardhur dy ditë përpara se t’i mbarojë masa e suspendimin prej 6 muajsh.
Berisha madje ka treguar se nga administrata i kishte shkuar njoftimi se duhet të dalë në punë.
Për këtë shkëputje të kontratës, Berisha ka thënë se do ta deponoj edhe një padi shtesë kundër Ahmetxhekajt.