Foto ilustrim
Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri në lagjen Kolovica të Prishtinës.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
Ajo bëri të ditur se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, teksa është arrestuar një person i dyshuar.
“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda është njoftuar nga Policia për një rast që ka ndodhur sot në Kolovicë, me ç’ rast e njëjta i është përgjigjur vendit të ngjarjes bashkë me njesitë e tjera relevante. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, derisa një person tjetër është shoqëruar në stacion policor. Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të këtij rasti”, tha Ulaj