Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka votuar në zgjedhjet e brendshme të LVV-së, ku ai po garon për kryetar të këtij subjekti politik për në degën e Gjilanit.
Hyseni ka uruar suksese të gjithë kandidatëve e punë të mbarë aktivistëve që janë të angazhuar në këtë proces.
Shkrimi i plotë:
Përmes parimit një anëtar-një votë 🗳 të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, sot votojmë për Kryetar të Qendrës në Gjilan, Kryetare të Gruas dhe Kryetar të Rinisë.
Ftoj të gjithë aktivistët dhe anëtarët e Lëvizjes, të votojnë për të preferuarit e tyre dhe ta përmbyllim këtë proces të rëndësishëm të organizatës sonë.
Suksese të gjithë kandidatëve e punë të mbarë aktivistëve që janë të angazhuar në këtë proces.
Na priftë e mbara!
#Organizohemipërmëshumë