Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, tha se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duhet të përgjigjet se pse nuk e vrau Serbia atë gjatë luftës, por vëllezërit e tij.
Ferajt i ka çuar të fala Daut Haradinaj, vëllai i Ramush Haradinajt, duke publikuar një fotografi me ish-komandantin e UÇK-së, kreun OVL-UÇK-së në Deçan, Avdyl Mushkolajn.
Feraj shkroi se Haradinaj po ankohet “pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg”, ndërsa tha se ai duhet të japë përgjigje “pse s’e ka vrarë atë Serbia”.
“Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!”, ka shkruar Feraj.