Behxhet Pacolli përmes një statusi në ‘facebook’, i është drejtuar kryeministrit Kurti, për rrugën Prishtinë – Gjilan, ku ka kërkuar nga ai në rrugëtimin e tij të parë të ulet ne makine në ulësen përpara dhe të shoh gjendjen e rrugëve.
Në rrugën Prishtinë-Gjilan, shpesh herë ka aksidente, ku edhe kto aksidente kanë qenë me fatalitet.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, gjatë një vizite në punimet e autostradës Gjilan-Prishtinë, ka bërë me dije se tashmë janë zgjidhur të gjitha problemet me shpronësimet dhe janë marrë të gjitha masat që projekti i rrugës të përfundojë në vitin tjetër.
Shkrimi i plotë:
Nuk e di se sa i frekuenton rrugët regjionale të Kosovës, z.Kurti. Ndoshta nuk ka kaluar që moti rrugën Prishtinë-Gjilan sepse do ta vërente situatën katastrofale të kësaj rruge. Por, sigurisht ka dëgjuar për aksidentet e shumta që ndodhin si rezultat i mosmirmbajtjes së asaj rruge. Mos te flasim për dëmin e makinave dhe rrezikun permanent për këmbësorët.
I lutem kryeministrit që në rrugëtimin e parë, të ulet ne makine në ulësen përpara dhe të shoh gjendjen e rrugëve. Ndoshta i mbushet mendja që të përdor buxhetin në këto investime, e jo ta mbajë paranë e bllokuar.