Ky është postimi:
Të nderuar kolege/ë mësimdhënës
E vështirë të shkruaj,por e ndjej si obligim qytetar dhe moral në cilësin e mësimdhënesit dhe prindit.
A jemi të nënçmuar nga instuticionet dhe politikanët është e qartë që PO
A jemi të përsekutuar moralisht me fjalë dhe komente nga nje pjesë e prindërve dhe qytetareve them se PO
A jemi ne fajtorë për situaten e krijuar mendoj që JO
A janë fajtorë nxënësit për humbjen e mësimit që po ju shkaktohet besoj që JO
Atëherë mësimdhënes të nderuar dhe respektuar, kush ma mirë se ne e ndjen gjendjen e nxënësve që po e humbin mësimin, kush si ne e ndjen mungesen e tyre, kush si ne e kupton nxënesin më së miri, kuh si ne i njeh problemet e tyre më së miri, kush si ne e din që këta fëmijë po humbin shumë, ASKUSH BASH ASKUSH, kjo po shihet për këtë kohë të greves.
Prandaj si gjithmonë si në vitet më të vështira që nuk e ndaluat punën tuaj të shenjtë nga agresori (kur unë isha nxënës) edhe në kohët e pas luftës kur paga ishte aq e vogël sa që mezi ja dilnit ta kaloni muajin JU MËSIMDHËNES të respektuar mbajtet gjallë këtë shtet dhe këtë rini JU LUFTUAT duke e mbajtur arsimin gjallë.
Sot jemi në një situatë të rëndë, po ndjehem keq sigurisht dhe ju kolegë të nderuar, nga komentet, deklaratat e pamatura, muhabetet në çdo vend ku po gjindemi etj. Po ndihem keq nga nxënesit që po pyesin për çdo ditë kur po fillon mësimi…..
Prandaj kisha një lutje për ju
Të fillojmë mësimin,të mos pranojmë asnjë lëmoshë të ofruar (e di që shumica ka nevojë), t’i tregojmë të gjithë politikanëve pa dallim dhe qeveritarve, që ne jemi ata që kemi dhënë shumë për ketë shtet, jemi duke dhënë dhe do të japim gjithmonë sepse ne jemi MËSIMDHËNES JO ANALFABETË!