FC Drita është mysafir i Prishtinë për të zhvilluar ndeshjen e mbetur nga xhiroja e tretë në kampionatin kosovar të futbollit.
Sot nga ora 19:00, në qytetin e Prishtinës në stadiumi “Fadil Vokrri”, skuadra e Ardian Nuhiut do të përballet kundër skuadrës së Ismet Munishit.
FC Drita gjindet në pozitën e parë me 17 pikë, kurse skuadra e Prishtinës gjindet në vendin e katërt me 11 pikë.
Padyshimë skuadra e FC Dritës nuk do të udhëtojë e vetme, “Intelektualët”, sonte do të jenë të pranishëm në tribuna dhe do të jenë një motiv shtesë për futbollistët e skuadrës gjilanase.