Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me qendrën për edukim në teknologji ProCoders, e cila përfaqësohej nga Ramiz Kastrati, drejtor i saj.
Kryetari Hyseni e ka falënderuar drejtorin e kësaj Qendre për bashkëpunimin për nismat e përbashkëta profesionale si Java e Kodimit, e cila organizohet në shumë shtete të Evropës në të njëjtën kohë nga 8 deri më 23 tetor.
Java e Kodimit ka për qëllim që t’iu mundësojë 60 të rinjve nga klasa e pestë deri në klasën e shtatë që t’i trajnojë pa pagesë në fushën përkatëse.
Ndryshe, Gjilani gjatë këtyre ditëve do të jetë qendër e vetme në Kosovë për EU Code Week.