Muaji shtator nuk i gjeti këtë vit nxënësit në shkollë. Për shkak të grevës ata humben një numër të madh të orëve mësimore.
Por ende nuk dihet nëse këto ditë do të zëvendësohen kur greva të ndërpritet.
Nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit thonë se një gjë të tillë do ta diskutojnë më anëtarësinë pasi të fillojë viti i ri shkollor.
Por kompensimin e orëve e sheh të domosdoshëm, drejtori i Institutit Ed- Guard, Rinor Qehaja, edhe pse sipas tij kompensimi nuk e ka efektin e njëjtë sikurse orët e rregullta.
Se zëvendësimi i orëve duhet të bëhet e thotë edhe Ismet Potera nga Instituti Pedagogjik .
Madje ai tregon se si duhet të bëhet një gjë e tillë.
Greva në institucionet e arsimi është duke vazhduar, derisa anëtarësia e SBASHK-ut është duke diskutuar nëse do të vazhdohet greva apo do të pezullohet.