Sot gjatë ditës do të kemi mot më të nxehtë dhe intervale më të gjata kohore me diell, por priten edhe vranësira lokale dhe ndonjë rigë ose rrebesh i izoluar shiu në disa vise.
Temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 21 deri në 25 gradë Celsius.
Të shtunën përsëri pritet të ketë shtim të vranësirave dhe vende-vende me reshje shiu. Mund të ketë edhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta.
Nga e diela na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë të karakterit lokal.