Pas shërbimit mbi dy dekada sot është pensionuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës Kolonel Bafti Lubishtani, me këtë rast zëvendës komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral major Enver Cikaqi në emër të Komandantit të FSK-së ndau Medaljen e Karrierës në shenjë falënderimi për kontributin e tij në shërbim të çlirimit të vendit dhe angazhimin e tij në ngritjen dhe avancimin e institucioneve të sigurisë në Kosovë.
Në ceremoni të pranishëm ishin edhe zëvendës ministri i Mbrojtjes z. Shemsi Syla, zëvendës komandanti i FSK-së Gjeneral major Enver Cikaqi dhe Shefi i stafit të FSK-së gjeneral brigade Jeton Dreshaj të cilët falënderuan kolonel Lubishtanin për punën, angazhimin e tij në shërbim të atdheut dhe ngritjes së kapaciteteve të FSK-së. Kolonel Bafti Lubishtani lindi në Sllatinë të Komunës së Vitisë me 01.10.1967.
Ishte Magjistër i Shkencave të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Akademinë Ushtarake në Shqipëri. Ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën Operative të Nerodimes, pastaj me transformimin në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës ishte komandant i brigadës 363 të Zonës së Gjashtë, shef i departamentit G4, ndërsa në Forcën e Sigurisë së Kosovës kolonel Lubishtani ka shërbyer në Drejtorinë e Operacioneve në Ministrinë e FSK-së, ndërsa përfundon karrierën ushtarake në Kabinetin e Shefit të Stafit në detyrën e Oficerit Ekzekutiv.