Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është takuar në Prishtinë me presidentin e Federatës së Futbollit të Izraelit, Moshe Zuares, në prag të ndeshjes Kosovë–Izrael.
Përmes një postimi, Ademi ka bërë të ditur se takimi u zhvillua gjatë darkës tradicionale të organizuar para ndeshjes, ku në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet ndërmjet dy federatave dhe zhvillimi i futbollit.
Ademi ka shprehur kënaqësinë për këtë takim, duke theksuar se të dy presidentët kanë uruar për një ndeshje të bukur dhe në frymën e lojës së ndershme (fair-play).
Takimi vjen në kuadër të aktiviteteve paraprake për përballjen ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.










