Skuadra e FC Dritës, ka siguruar fitoren ndaj Drenicës në minutat e fundit me rezultat 2 me 1.
Skuadra e Dritës kaloj e para në epërsi përmes Blend Baftiut, kurse rezultati u barazu në fund të pjesës së parë ku skuadra e Drenicës barazoi shifrat përmes penalltisë dhe me rezultat 1 me 1 përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë skuadra gjilanase FC Drita, kishte shumë raste të mira shënimi por që fati ishte në anën e Drenicës.
Kur të gjithë menduan se kjo ndeshje do të përfundoj me rezultat të barabartë në skenë doli Ardit Tahiri, ku për të asistoi Besnik Krasniqi dhe shënoi për rezultatin përfundimtarë 2 me 1.
FC Drita tani gjindet në vendin e parë me 21 pikë.