Thaçi krenar me Epopenë e UÇK-së Malli për miqtë dhe bashkëluftarët e luftës, bëri që presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi të hap arkivat e të publikojë dy fotografi të marsit të vitit 1993. Në fotografi ai shfaqet përkrah komandantit legjendar, Adem Jasharit, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Nurës. “Krenarë me Epopenë e UÇK-së! Në fillimet e rezistencës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me Komandantin legjendar, Adem Jasharin, Kadri Veselin dhe Jakup Nurën. Tiranë, mars 1993”, ka shkruar presidenti në Facebook. Thaçi dje bëri homazhe tek varrezat në Prekaz, mirëpo nuk vizitoi kullën e Jasharajve. Pasi ka bërë homazhe tek varrezat, presidenti tha se çdo qytetarë duhet të ndihet me besim të plotë dhe optimizëm për të ardhmen e sigurt të shtetit të Kosovës./21/