Sot bashkë me Inspektoratin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe menaxherin e rajonit të Mitrovicës Agron Beshiri, për herë të parë pas shtatëmbëdhjetë vitesh, inspektohen rrugët në Mitrovicë, saktësisht në rrugën N2 Mitrovicë-Qabër, dhe në komunën e Zubin Potokut, për ti skanuar dëmet që reshjet e borës dhe së fundmi të shiut i kanë shkaktuar në këtë pjesë.
Ministria e Infrastrukturës është e përkushtuar që të ofroj zgjidhje për këto dëme të shkaktuara, dhe brenda dy apo tri ditësh ne do të intervenojmë në këtë pjesë për ti sanuar dëmet e shkaktuara. Në situata të këtilla, kërkohet ndërhyrje me urgjencë në mënyrë që të evitojmë rreziqet dhe të kemi funksionim normal të komunikacionit.
Mbetemi të vendosur që kujdesi i qeverisë Haradinaj, përkatësisht i Ministrisë së Infrastrukturës, të jetë i vazhdueshëm, i paanshëm dhe pa dallime etnie a politike.
RK