Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me vdekjen e punëtores së KEDS-it në zyrën e saj në Gjilan.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:32, teksa viktima është e moshës 63-vjeçare.
Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas Hashanit, mjeku ka konstatuar se vdekja e viktimës është e natyrshme.
“Ju njoftojmë se sot më 04.10.2022 rreth orës 10:32 nga Emergjenca Rajonale në Gjilan jemi njoftuar se është sjellur një person e gjinisë femërore, shqiptare-kosovare, e moshës 63 vjeçe pa shenja jete. E njëjta është punëtore e KEDSIT dhe ka qene në vendin e punës, është gjetur në zyre pa shenja jete . Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Mjeku ka konstatuar për vdekje të natyrshme. Prokurori i shtetit ka urdhëruat që trupi i pa jetë të dërgohet në IML”, tha ai.