NJOFTIM
Procedimi i konsumatorëve borxhlinj tek Përmbaruesi Privat
Gjilan, 04 tetor 2022 – Kompania Hidromorava ka intensifikuar punët rreth arkëtimit të borxheve të akumuluara që konsumatorët e saj kanë ndaj Kompanisë.
Edhe përkundër faktit se përballemi me sfida të ndryshme operative, kryesisht për shkak të ngritjes së çmimeve të kemikaleve, derivateve dhe shumë produkteve tjera të domosdoshme për operim, jemi duke furnizuar konsumatorët me ujë rregullisht, por shumë konsumatorë nuk po i shlyejnë obligimet që kanë ndaj Kompanisë.
Te gjithë ata konsumatorë të sektorit të amvisërisë që kanë pranuar vërejtje për mos pagesë të borxhit të faturave për shërbimet e ujësjellësit mund ta bëjnë këtë brenda afatit të paraparë në vërejtje, në të kundërtën lënda e tyre do të procedohet për te Përmbaruesi Privat.
Përveç borxhit që duhet ta paguani, rastet të cilat përcillen për të Përmbaruesi do të ngarkohen edhe me kosto shtesë sipas UDHËZIM ADMINISTRATIV MD-NR.01/2022 1 PËR TARIFAT PËR SHPËRBLIMET DHE KOMPENSIMIN E SHPENZIMEVE PËR PËRMBARUESIT PRIVAT.
Konsumatorëve të kategorisë komerciale që kanë dy e më shumë fatura të papaguara ndaj Kompanisë Hidromorava do të shkyçen nga shërbimet e ujësjellësit dhe do të procedohen po ashtu te Përmbaruesi Privat.
Prandaj të nderuar konsumatorë, kërkojmë nga Ju edhe njëherë që të kryeni obligimet që keni ndaj Kompanisë në mënyrë që mos të ngarkoheni me kosto shtesë dhe të panevojshme, por edhe me pagesat e faturave të shërbimeve i mundësoni Kompanisë që të ketë operim më stabil dhe furnizim të rregullt dhe cilësor me shërbime te ujit.
Në foto mund të shihni pregaditjen e lëndëve për te Përmbaruesi Privat. Në mënyrë që detyrimi i Juaj mos të inicohet për procedurë përmbarimore Ju mund të lajmëroheni në Kompani dhe ta riprogramoni borxhin.
Me respekt!
KRU Hidromorava Sh.A
Gjilan