Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.
Paparaci ka mësuar nga burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë se Latifi gjatë së enjtes ia ka dorëzuar dorëheqjen e tij kryeministrit Albin Kurti.
Ende nuk dihen shkaqet e dorëheqjes.
Rifat Latifi ka shërbyer si ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, që nga nëntori i vitit të kaluar.