Më 06 mars, rreth orës 17:00, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë rreth një rasti “Lëndim i rëndë trupor”. Nga hetimet e para mësohet se pas një mosmarrëveshje rreth një huaje mes viktimës, shqiptar shtetas i Kosovës, dhe të dyshuarit, po ashtu shqiptar shtetas i Kosovës, vjen deri te rrahja, ku janë përdorur mjete të forta.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se viktima ka pësuar lëndime trupore në kokë, ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në qendrën emergjente në Gjilan.
“Njësitet e policisë së Kosovës kanë bërë kontrollimin e veturave të dyshuarit dhe viktimës. Në veturën e viktimës janë gjetur një sasi e substancave narkotike e dyshuar si marihuanë, me peshë 3.8 gram, si dhe një sasi që dyshohet të jetë po ashtu narkotik e llojit kokainë, me peshë 2.1 gram. Lidhur me substancat narkotike është njoftuar njësiti antidrogë të njëjtit i kanë konfiskuar substancat narkotike, një fishek 7,65 mm dhe një brisk vetura Mercedes, ngjyrë e gjelbër me targa 06 po ashtu është konfiskuar”, ka thënë Hashani
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që i dyshuari Xh. J. (1979) të ndalet ne qendrën e ndalimit për 48 orë, me kallëzim penal për rastin “Lëndim i rëndë trupor” , ndërsa personi tjetër F.B.(1977), në këtë rast, iu ka dorëzuar njësitit antidroge për procedim të mëtutjeshëm.