Ballkani ka marrë fitoren e parë në grupet e Ligës së Konferencës, teksa ka mposhtur skuadrën turke Sivasspor me rezultat 3-4.
Skuadra nga Suhareka ka pasur një paraqitje fantastike në përballjen e sotme, shkruan Gazeta Olle.
Pas ndeshjes, ka reaguar edhe presidenti i Dritës, Valon Murseli i cili ka uruar Ballkanin për fitoren.
Madje, ai edhe ka ironizuar me ata që thonë se Superliga e Kosovës është e dobët.
“Po, po e dobët Superliga e Kosovës. Urime fitorja e merituar, FC Ballkani”, ka ironizuar Murseli në Facebook. /Gazeta Olle/